Gara drejt finales së madhe të “Big Brother” po nxehet dhe emocionet nuk janë vetëm brenda shtëpisë, por edhe jashtë saj.
Në një intervistë të fundit për “Shqipëria Live”, miku i ngushtë i Mateos ka zbuluar detaje mjaft interesante rreth rrugëtimit të tij, duke rrëfyer se hyrja e tij në finale nuk ishte një surprizë për rrethin e tyre shoqëror.
Ai zbuloi se kishin vënë baste me shokët që në fillim se Mateo do të prekte natën finale, pasi sipas tij, ai ka treguar vlera të larta të një djaloshi të edukuar dhe të kulturuar.
Sa i përket fitores, ai bëri një parashikim të fortë duke u shprehur se i vetmi që mund ta ndajë podiumin në finale me Mateon është Selini, duke e parë këtë të fundit si rivalin kryesor për çmimin e madh.
Ai vlerësoi këmbënguljen e Mateos, duke thënë se pikërisht ky tipar, të cilin e karakterizon edhe jashtë shtëpisë, bëri që dashuria e tyre të triumfonte mbi hezitimet fillestare të Brikenës për t’u shkëputur nga ajo njohje.
