Pranvera dhe Marjani janë një prej çifteve më të njohura të rrjeteve sociale. Çifti janë mjaft të afërt me ndjekësit me postimet e tyre nga përditshmëria
Kësaj radhe, Pranvera, ka vendosur të mos heshtë më përballë komenteve që gjykojnë jetën e saj private dhe martesën me partnerin e saj, Marjanin.
Përmes disa postimeve në Instastory, ajo ka publikuar një mesazh privat nga një ndjekës, i cili i “tërhiqte vërejtjen” se si myslimane nuk i lejohej martesa me një person të një feje tjetër, duke e cilësuar lidhjen e tyre si “imoralitet”.
Pranvera ka ndarë me ndjekësit përgjigjen e saj të gjatë dhe të prerë, ku thekson se besimi është një çështje tërësisht individuale. “Feja është shumë personale dhe as nuk është nevoja me e bërtitë, se e ke veç për vete e për askënd tjetër,” u shpreh ajo, duke i sugjeruar ndjekësit të hapi mendjen dhe të respektojë zgjedhjet e të tjerëve në kohët që jetojmë.
