Hyrja e Fjolla Morinës në Big Brother VIP Kosova 4 mbrëmjen e së hënës u kthye menjëherë në momentin më të komentuar të spektaklit.
Këngëtarja, e cila njihet për energjinë dhe karakterin e saj të fortë, premtoi dinamika të reja që nga sekonda e parë brenda shtëpisë.
Ajo befasoi jo vetëm publikun, por edhe njerëzit e saj më të afërt.
Gjatë bisedave me banorët, Fjolla tregoi se hyrjen e kishte mbajtur të fshehtë pothuajse nga të gjithë, madje edhe nga vajza e saj e madhe, Lediana.
Sipas saj, Lediana nuk kishte marrë një konfirmim të plotë për pjesëmarrjen në format.
