Nipat e Sefë Mleqanit Sefa, Ismeti dhe Shpetimi kanë publikuar këngën ‘Grilat e lirisë’.
Kënga “Grilat e lirisë” është një himn emocional kushtuar ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Kënga ngre lart motivin e rikthimit, duke përçuar idenë se ata do të kthehen në vendlindje në tokën për të cilën luftuan dhe ku vazhdon të jetojë fryma e lirisë.
