Modelja Xhuli Nura është në pritje të ëmbël dhe ndodhet në muajt e fundit të shtatzënisë.
Ajo ka ndarë me ndjekësit pamje nga palestra, ku shihet duke vazhduar aktivitetin fizik dhe rutinën e saj, pavarësisht periudhës së avancuar të shtatzënisë.
Krahas videos, Xhuli ka shkruar se po vazhdon të ushtrojë fort dhe se fëmijët e saj do të kenë një nënë shumë energjike.

Foto: Instagram
Me këtë postim, modelja ka treguar se vazhdon të jetë aktive dhe t’i kushtojë rëndësi mirëqenies së saj edhe në prag të ardhjes në jetë të fëmijëve.

