Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Magazine

Në “shtratin e zbrazur”, kompozitori Adi Hila feston sot ditëlindjen

GD
Gazeta Demos7 tetor 2026 në 15:58
Në “shtratin e zbrazur”, kompozitori Adi Hila feston sot ditëlindjen

Kompozitori dhe producenti i njohur shqiptar Adi Hila feston sot 56-vjetorin e lindjes. I lindur më 7 tetor 1970 në Vlorë, Hila është prej vitesh një nga emrat e njohur të muzikës së lehtë shqiptare, me një karrierë të shtrirë në festivale, çmime dhe bashkëpunime me artistë të njohur.

Ditët e fundit, emri i tij është përfshirë në një çështje që ka tërhequr vëmendje të madhe në media e rrjetet sociale, pas publikimit dhe shpërndarjes së videove intime ku shfaqen disa persona të njohur të artit dhe biznesit. Sipas deklarimeve të disa prej personave të përfshirë, ata nuk kanë qenë në dijeni se po filmoheshin në ambientet e studios së kompozitorit.

Hila, sipas deklarimeve të bëra pranë autoriteteve, ka pretenduar se kamerat e sigurisë në ambientet e studios janë hakuar dhe se pamjet kanë dalë në mënyrë të paautorizuar. Çështja vijon të jetë nën hetim dhe rrethanat e plota të publikimit të materialeve nuk janë bërë ende të qarta.

Në lidhje me rastin ka reaguar edhe këngëtarja Eli Fara, e cila në deklaratat e saj publike ka dënuar personin që ka shpërndarë videot. Ndërkohë, aktorja Monika Lubonja ka ndërmarrë një hap ligjor, duke ngritur padi në Gjykatën e Tiranës ndaj kompozitorit Adi Hila.

Ndërsa çështja vijon të hetohet nga autoritetet, emri i kompozitorit është në qendër të vëmendjes pikërisht në ditën kur ai feston 56-vjetorin e lindjes.

hilafestonkompozitori

Më shumë nga Magazine

  • 12:19Alba vjen me një tjetër paraqitje plot stil, “trazon” rrjetin
  • 09:43Bie gongu në Big Brother VIP Kosova, çmimi i madh zbret për 15 mijë euro
  • 07:51“Lirinë e kam paguar me vetmi”, Grida Duma: S’ma kupton asnjëherë askush që vuaj
  • 22:05Sllovenia tërhiqet nga “Eurovision”, arsyeja është interesante
  • 20:53Labinot Rexha i quan "Gay" Londrimin dhe Klodin: Ludo Lee paske për të shkuar me ta në Dubai, por mirë do ishte të m'i jepje ato 100 mijë eurot