Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Ndahet nga jeta “Gjykatësi më i mirë i Amerikës” – Amaneti i fundit përlot botën

GD
Gazeta Demos21 gusht 2025 në 07:46
Ndahet nga jeta “Gjykatësi më i mirë i Amerikës” – Amaneti i fundit përlot botën

Bota është në zi për ndarjen nga jeta të gjykatësit të njohur Frank Caprio, i cili u shua në moshën 88-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin e pankreasit. I njohur për drejtësinë me mëshirë dhe zemrën e butë, Caprio fitoi zemrat e miliona njerëzve nëpër botë.

Në ditët e fundit të jetës, gjykatësi i famshëm publikoi një video prekëse nga shtrati i spitalit, ku bëri një amanet të fundit që ka prekur thellë opinionin publik: “Ju lutem, mbajeni emrin tim në lutjet tuaja. Besoj fuqishëm tek fuqia e lutjes. Ndjej dashurinë tuaj dhe ju falënderoj nga zemra.”

Caprio u bë simbol i humanizmit përmes emisionit të tij Caught in Providence, ku drejtësia shoqërohej me mëshirë. Momente të paharrueshme, si ai kur fali një burrë 96-vjeçar që nxitonte për të kujdesur djalin e sëmurë, u bënë virale dhe frymëzuan miliona njerëz.

Jashtë sallës së gjyqit, ai kontribuoi në bursa për studentë, mbështeti organizata bamirësie dhe u bë model për breza të tërë. Gjithmonë theksonte se respekti dhe dinjiteti ishin mbi gjithçka.

Sot, bota qan humbjen e tij, por njëkohësisht kujton mesazhin e fundit që la pas: të jetojmë me më shumë dashuri, mëshirë dhe lutje për njëri-tjetrin./AlbMedia

Më shumë nga Magazine

  • 22:27Beatrix ndryshon look-un, po shkëlqen në pamje
  • 20:30Elijona nuk mërzitet për Klodin, fotot e reja flasin shumë
  • 18:42“Babi ma ka lanë një porosi: MOS U PREZENTO SI DJALI I XENIT” – Ledion Jetishi
  • 17:24Ylli i muzikës i nënshtrohet një operacioni
  • 16:02Luana shfaqet super seksi në bregdet, fotot e fundit “thyejnë” rrjetin