Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Ndahen Mateo dhe Brikena, dyshja konfirmon thashethemet: Nuk jemi më bashkë

GD
Gazeta Demos5 qershor 2026 në 10:48
Ndahen Mateo dhe Brikena, dyshja konfirmon thashethemet: Nuk jemi më bashkë

Pas një drame rreth njëjavore ku ndjekësit mbanin frymën dhe shpresonin dëshpërimisht se dyshja nuk i kishte ndarë rrugët, telenovela duket se ka mbërritur në episodin e fundit. Mbrëmjen e djeshme qarkulluan disa lëvizje nëpër rrjete sociale që vetëm sa i neveritën fansat, duke e çuar zhgënjimin e tyre në një tjetër nivel.

Fiks kur situata dukej e mjegullt, rreth orës 1:30 të mëngjesit, heshtjen e theu Mateo. Ai konfirmoi përfundimisht ndarjen, por ra në sy fakti që zgjodhi të mos ia përmendte fare emrin ish-partneres. Pasi theksoi se marrëdhënia ka qenë gjithmonë diçka që ka dashur ta mbajë për vete, ai u shpreh hapur: “E respektoj personin edhe kohën që kam kaluar me të dhe më vjen keq që po shkruaj këtë mesazh… por nuk meritoni ta merrni si lajm nëpërmjet një story apo një ‘like’ që nuk jemi më bashkë ndaj vendosa të reagoj”.

Rreth 35 minuta më vonë, nuk mungoi as reagimi i palës tjetër. Brikena shkroi në grupet e saj, duke u munduar të tregohej politikisht korrekte si gjithmonë dhe ndryshe nga ai, ajo e përmendi Mateon në emër duke u dhënë fund aludimeve.

“Po, unë dhe Mateo nuk jemi më bashkë. Dua të theksoj se nuk ka pasur asnjë mungesë respekti nga asnjëri prej nesh,” ka shkruar ajo, në përpjekje për të mbajtur situatën të qetë. Për t’i shpëtuar zhurmës mediatike, ajo theksoi nevojën për qetësi: “Për momentin kam vendosur edhe të largohem nga disa grupe… sepse më bën keq të shoh postime, komente apo diskutime rreth kësaj situate.”

Megjithatë, këto deklarata nuk e kanë qetësuar aspak situatën. Të dy po përballen me një lumë kritikash në rrjetet sociale për mënyrën se si e menaxhuan gjithë këtë histori, teksa ndjekësit e zhgënjyer po i japin më në fund të drejtë Mirit, Juelës, Edisës dhe Rogertit për gjithçka që kishin thënë me kohë mbi jetëgjatësinë e këtij çifti. /Prive By Liberta Spahiu

BRIKENAMateo

Më shumë nga Magazine

  • 22:45Pamjet bëhen virale në rrjet: MC Kresha heq nga dora orën për t’ia dhuruar fansit
  • 22:40PM deklarohet pas lajmeve për krisje me Sarën
  • 20:58Ronela Hajati në darkë romantike, pamja e saj merr vëmendjen
  • 20:25Vdes komediani i njohur
  • 18:58I grabisin shtëpinë, Angela Martini publikon pamje