Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Miri flet pas përfundimit të garës: Më bëhet qejfi që ka fituar Selin

GD
Gazeta Demos19 prill 2026 në 15:21
Miri flet pas përfundimit të garës: Më bëhet qejfi që ka fituar Selin

Finalisti i Big Brother VIP 5, Miri, ka folur për herë të parë në Top Channel pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Gjatë intervistës, Miri është shprehur se nuk ndihet i zhgënjyer nga rrugëtimi i tij në këtë edicion të pestë.

Gjithashtu, Miri foli edhe për fituesen e këtij edicioni të pestë, Selin Bollati, ku u shpreh se i është bërë qejfi që banorja ka fituar çmimin e madh, duke shtuar se profecia e tij ka dalë, pasi këngëtari është shprehur në shtëpinë e BBVIP që, po ta fitonte Selin, e kishte fituar edhe ai.

Ndërkohë, ai ka shtuar se nuk është bërë pishman për rrugëtimin e tij në BBVIP dhe se ky edicion i ka marrë më të mirën, pasi sipas tij publiku ka njohur një anë tjetër të këngëtarit.

“Jo, nuk jam zhgënjyer se dikush do të fitonte, edhe më bëhet qejfi që u fitua nga ai personi që unë kam thënë që ne të dy do të shkonim në finale. Edhe po e fitove ti, e kam fituar edhe unë. E kam thënë që në ditën e dytë që do të thosha profecia ime doli. Unë jam mësuar me të tilla situata, se kam qenë edhe në kompeticione të tjera, por kësaj radhe ishte ndryshe, se isha vetëm dhe koha ishte e gjatë në Big Brother.

120 ditë sot të duken shumë pak, por atje brenda duken si 10 shekuj. Megjithatë, unë nuk jam i penduar për asgjë, unë kam bërë lojën time, kam treguar Mirin se si është në të vërtetë, me zemër të madhe. Edhe ndoshta është marrë për dobësi, ndoshta nuk ka funksionuar të jesh i mirë, por unë kam arritur një gjë: që publikun t’i tregoj se jam njeri me zemër të madhe.

Unë në Big Brother kam marrë atë që më ka munguar gjithë këto vite: që Miri të njihet nga publiku edhe më shumë dhe më afër, jo vetëm nga miqtë e mi”, tha Miri.

BigBROTHER

Më shumë nga Magazine

  • 09:04Olta Gixhari largohet nga BBVK, zbulohet roli i ri në Top Channel
  • 19:18Prindërit e çojnë drejt altarit, Kida dhe Ajbi kurorëzojnë dashurinë
  • 15:59Sonte martohet Kida, zbulohet lista e të ftuarve Vip
  • 22:32Surprizat nuk kanë fund, edhe një emër i njohur i muzikës shqiptare do të këndojë në dasmën e Kides
  • 22:16Ish i fejuari i Elhaida Danit na prezanton të dashurën e re?