Faza “Live” e spektaklit X Factor Kids ka nisur mbrëmjen e djeshme, duke sjellë emocione të forta dhe performanca mbresëlënëse nga talentët e vegjël. Megjithatë, ajo që ra më së shumti në sy ishte një detaj i pazakontë për publikun shqiptar.
Për herë të parë, regjisorja e njohur Vera Grabocka nuk ishte fizikisht e pranishme në skenë gjatë drejtimit të produksionit të saj. Në vend të kësaj, ajo zgjodhi një formë inovative të regjisё virtuale, duke ndjekur çdo hap të spektaklit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Provat dhe përgatitjet janë zhvilluar tërësisht online, ku Grabocka ka koordinuar stafin dhe konkurrentët përmes platformës Zoom, duke ruajtur kontrollin artistik edhe nga distanca.
