Një moment i shkurtër nga transmetimi i përditshëm i reality show-t Big Brother VIP Albania ka hapur diskutime të shumta në rrjetet sociale.
Në një skenë të realizuar në kuzhinën e shtëpisë, banorët Mateo dhe Brikena shihen duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, por vëmendjen e publikut nuk e ka marrë biseda e tyre. Ajo që ka tërhequr reagime të shumta është një shenjë e dukshme në krahun e Brikenës, e cila në pamje duket si një nxirje.
