Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Lindita Çunmulaj i reagon Edona Llalloshit: Historia nuk rishkruhet me mikrofon dhe këngët e burrave të kombit nuk ndryshohen sipas rrethanave

GD
Gazeta Demos17 dhjetor 2025 në 15:56
Lindita Çunmulaj i reagon Edona Llalloshit: Historia nuk rishkruhet me mikrofon dhe këngët e burrave të kombit nuk ndryshohen sipas rrethanave

Të shtunën (13.12.2025) në Cyrih të Zvicrës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kishte zhvilluar një takim me bashkatdhetarë.

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje dhe njëherësh këngëtarja, Edona Llalloshi, këndoi një këngë kushtuar liderit të partisë, Albin Kurtit, kënga e saj, nxiti shumë reagime, pasi u përmend vargu “Nuk jam djalë për me u koritë, jam Albini pushkë me qitë”, e në fakt është adoptimi i këngës që i kushtohet Çun Mulës.

E, për këtë këtë këngë ka reaguar edhe aktorja, Lindita Çunmulaj.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka kritikuar këngëtaren Edona Llalloshin, duke ia kujtuar se kënga e Çun Mulës – Bajraktar i Hotit, është hero i Kombit, dhe është këngë nderi, historie dhe gjaku.

“Është këngë që ka mbajtur gjallë emrin e një burri që i përket historisë shqiptare. Jo kohëve të ditës. Kënga e fisit nuk tjetërsohet, nuk rishkruhet dhe nuk përdoret për interesa të momentit.Ajo është trashëgimi. Amanet dhe krenari që na është lënë brez pas brezi.Me gjithë respektin për Edona Llalloshin si këngëtare, të cilën e vlerësojmë dhe e respektojmë, duhet thënë qartë: Historia nuk rishkruhet me mikrofon dhe këngët e burrave të kombit nuk ndryshohen sipas rrethanave”, ka shkruar ajo.

Çunmulaj ia ka bërë të qartë Llalloshit se kënga e Çun Mulës është amanet e histori e që sipas saj “kënga nuk i kushtohet as një politikani të sotëm”.

“Me marrë këngën e Çun Mulës dhe me ia kushtua një politikani të sotëm është njësoj si me marrë këngën e Adem Jasharit e me ia ndërrua emrin – nuk ban, sepse historia ka emër. Ka kohë dhe ka gjak.Çun Mula është histori. Kënga është amanet.Amaneti nuk preket”, ka përfunduar reagimin ajo.

VV

Më shumë nga Magazine

  • 23:25“Dikush ta ndalë Elijonën”, Klodi me hallin e ri pas nisjes së bashkëjetesës
  • 21:47Alba nuk lë shumë vend për imagjinatë, shfaqet “zjarr”
  • 21:34Benita nuk përmbahet në pishinë, lëvizjet e saj “çmendin” fansat
  • 21:10Këngëtarja e njohur publikoi videon tronditëse ku shihet drejtori muzikorë duke e abuzuar
  • 19:51Xhuli: Ndoshta e gjej një partner që do të jetë baba për fëmijët e mi