Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Magazine

Laert Vasili kritikon sërish Gjestin: Me tre klasë shkollë futet në një format televiziv dhe shpallet fitues

GD
Gazeta Demos13 korrik 2025 në 18:13
Laert Vasili kritikon sërish Gjestin: Me tre klasë shkollë futet në një format televiziv dhe shpallet fitues

Aktori i njohur, Laert Vasili, ka komentuar sërish me tone të ashpra fitoren e Gjestit në edicionin e katërt të Big Brother VIP Albania.

Në një intervistë të fundit, ai nuk i kurseu kritikat, duke e cilësuar këtë fitore si një tregues të qartë të rënies së vlerave në shoqërinë shqiptare.

Sipas Vasilit, një person që nuk ka përfunduar as arsimin bazë, siç ai e përshkruan Gjestin, nuk mund të përfaqësojë vlera apo një ‘koncept filozofik’ në një format televiziv me ndikim kaq të madh.

“Ai tjetri ka tre klasë shkollë, tjetri është me tre, katër, pesë klasë shkollë futet në një format televiziv dhe shpallet fitues, dhe t’i thua ‘koncepti filozofik’”, tha Vasili.

Më tej, ai bëri një analizë më të thelluar sociale, duke pohuar se fitorja e figurave të tilla në spektakle të ndjekura masivisht është vetëm një simptomë e një problemi më të madh: degradimi i shoqërisë shqiptare.

“Shoqëria jonë ka degraduar, ka degjeneruar, është kalbëzuar dhe ka ik. Domethënë është për t’u djegur komplet”, u shpreh tutje.

Ky nuk është rasti i parë që finalisti i BBVA 4 bën deklarata të forta për fenomenet mediatike dhe shoqërore në vend, duke u shquar për qëndrimet e tij kritike dhe shpeshherë të drejtpërdrejta.

bbva

Të ngjashme

Listës së banorëve të BBVA 6 i shtohen edhe këto 6 emra

Listës së banorëve të BBVA 6 i shtohen edhe këto 6 emra

22:31

Më shumë nga Magazine

  • 14:15“Nuk kam pranu me më shit te shokët e tu në Spanjë”, Xheneta shpërthen ndaj Milaim Zekës
  • 11:06Vdes në moshën 50-vjeçare aktorja e “Beverly Hills”
  • 21:31Përplasje e ashpër në BBVK5, banorja shpërthen në lot
  • 20:13Aktori dhe komediani Russell Brand shpallet fajtor për disa vepra
  • 19:54Nichi i thotë Kledjës: Ti na e ndreq shtëpinë, te ti e marr energjinë pozitive