Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Labi thumbon Elijonën duke i thënë “Unë nuk kam ikur asnjëherë nga shtëpia”, reagon familja: Po përdoren informacione të rreme nga jashtë

GD
Gazeta Demos4 dhjetor 2025 në 22:33
Labi thumbon Elijonën duke i thënë “Unë nuk kam ikur asnjëherë nga shtëpia”, reagon familja: Po përdoren informacione të rreme nga jashtë

Një debat i zhvilluar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova ka ndezur reagime të shumta, pasi Labinot Rexha ka lëshuar një koment të cilësuar si thumbues ndaj banores Elijona Binakaj.

Gjatë diskutimit, Labi u shpreh: “Unë nuk jam larguar ndonjëherë nga familja ime”, deklaratë që publiku e ka interpretuar si aludim ndaj një historie që prej kohësh ka qarkulluar në media – se Elijona, kur ishte fëmijë, ka kaluar rreth pesë vite larg familjes së saj, nën kujdesin e shtetit gjerman.

Ky koment u konsiderua nga shumë ndjekës si një goditje e ulët dhe përdorim i informacioneve të ndjeshme personale brenda lojës.

https://www.youtube.com/embed/HnV_-E7y1Z8?rel=0 – YouTube youtu.be

Në vijim të kësaj ngjarjeje, familja dhe menaxhmenti i Elijona Binakajt kanë reaguar menjëherë përmes një deklarate të publikuar në Instagram, ku shprehin shqetësimin për përdorimin e “informacioneve të rreme dhe të pasakta” brenda shtëpisë.

Në reagim thuhet ndër të tjera: “Sapo na kanë ardhur disa video ku shihet se një person brenda shtëpisë së BBVK është duke përdorur informacione të rrejshme dhe të pasakta nga jashtë, të cilat po i përdor brenda lojës me qëllim të drejtpërdrejtë për ta dëmtuar dhe për ta nxjerrë jashtë Elijonën”.

Ata më tej theksojnë se kjo situatë nuk është e para: “Para 5 ditësh jemi njoftuar për një situatë të ngjashme dhe fatkeqësisht kjo po vazhdon ende me informacione fallco”.

video:

Familja i bën thirrje produksionit të marrë masa të menjëhershme: “Kërkojmë drejtësi, barazi në lojë dhe mbrojtje nga dezinformatat që po përdoren për qëllime të ulëta.”

Ky tension i ri në shtëpi pritet të ngjallë reagime edhe nga publiku, ndërsa mbetet për t’u parë nëse produksioni i BBVK do të ndërhyjë pas kërkesës së familjes dhe pas kritikave të shumta në rrjetet sociale.

Në çdo rast, debati Labi–Elijona tashmë është kthyer në njërën prej temave më të diskutuara të edicionit

BBVK

Më shumë nga Magazine

  • 22:46DJ i njohur bëhet daj për herë të parë
  • 21:32Engjëllusha Salihu bëhet nënë për herë të parë, emri unik i djalit befason të gjithë
  • 21:06Gjesti i rrit flokët dhe ndryshon stil, më nuk është ai i “BBVA”
  • 20:52Kush është babai i fëmijës së Afrona Dikës?
  • 20:51Era Istrefi “godet” sërish, publikon këngën “Bad”