Aktorja, Olta Gixhari, ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me një postim plot humor, duke iu referuar deklaratës së fundit të stilistit të njohur Valdrin Sahiti, e cila u bë virale dhe nxiti reagime të shumta në publik.
Pak ditë më parë, gjatë një interviste, Valdrin Sahiti foli për emrat që, sipas tij, kanë kontribuar në promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Në mesin e figurave që përmendi ishin Dua Lipa, Rita Ora, si dhe emra të njohur nga moda dhe sporti, ndërsa deklarata që mori më së shumti vëmendje ishte: “Kush është Kosova pa mua, kush është Kosova pa Dua Lipën, kush është Kosova pa Rita Orën…”.
Ndërkohë, Olta Gixhari vendosi ta trajtojë situatën me sportivitet dhe humor. Aktorja publikoi në Instagram disa fotografi ku shfaqet e veshur me krijimet e Valdrin Sahitit, si dhe imazhe pranë vetë stilistit.
