Big Brother VIP Kosova 4 do të nisë së shpejti në ekranin e Klan Kosova.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 1, Mbresa Hajrullahu pati disa këshilla për të gjithë banorët e rinj të cilët do të futen së shpejti në shtëpinë më të madhe në vend.
Ajo tha se personazhet duhet të jenë vetvetja sepse vetëm kështu, fiton dashurinë e publikut.
“Ka persona që janë të predispozuar të dhezin, dhe ka të tjerë që zënë një vend. Për mua publiku është numër 1 dhe ai vendos, për me dhezë duhet të jesh vetvetja. Një shembull i mirë ka qenë edhe Gjesti. Për të fillimisht krijuan antipati, por unë prej javës së parë kam thënë që Gjesti do të jetë në finale. Në fillim ishte antipatik, por më vonë e deshën. Nga fillimi deri në fund ka qenë i njëjti. 1 e kom marrë vesh. Edhe pse jam në Klan nuk e kam idenë se çfarë po ndodh”, tha prezantuesja aktuale e Prive Klan Kosova.
Ndërkaq Xuxi, ish-finalisti i Big Brother VIP 3 tha se sipas asaj që ka kuptuar nga një moderator i njohur, edicioni i ri nis më 31 tetor. Theksojmë se për datën nuk ka ende asnjë detaj.
Edhe Blero tha se ka zbuluar një banor pasi kaloi kohë me të gjatë një vikendi në Zvicër.
