Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

“Ku je o Butë mangupi…”- Gjykata jep detaje se si ndodhi përleshja

GD
Gazeta Demos13 prill 2026 në 15:46
“Ku je o Butë mangupi…”- Gjykata jep detaje se si ndodhi përleshja

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj paraburgim ndaj reperit Betim Januzi, i njohur si Buta dhe E.H. pas përleshjes.

Në njoftimin e gjykatës bëhet e ditur se E.H., dyshohet se iu është drejtuar reperit me fjalët “Ku je o Butë mangupi” pas një fjalosje dhe me të dalë nga vetura e sulmon me thikë

“Ndaj të pandehurit E.H., ekziston dyshimi i bazuar, se me 11 prill 2026, rreth orës 20:15, në një rrugë në Ferizaj, saktësisht në parkingu afer lokalit E., pas një fjalosje të atëçasshme i ka shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit/pandehurit B.J., ashtu që derisa i dëmtuari parkon veturën e tij mbrenda parkingut dhe derisa del nga vetura i pandehuri i drejtohet me fjalët se “ku je o B. mangupi”, pastaj e ka sulmuar me një thikë duke e goditur me dorëz të thikës në nofullën e majtë, pastaj ka tentuar ta godas me thikë në kokë, ndërsa duke u mbrojtue i dëmtuari me dorë e kap tehun e thikës me ç’rast e pren dorën dhe gjatë përleshjes rrezohet në tokë dhe lëndohet edhe në krahun e majtë me ç’rast i shkakton lëndime trupore për te cilat posedon raport mjekësor”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, sipas gjykatës, reperi Buta dyshohet se gjatë përleshjes me E.H., ka shkrepur dy herë me pistoletë në drejtim të tokës.

“Ndaj të pandehurit B.J., ekziston dyshimi i bazuar se me datë, kohë dhe vend të njëjtë si në piken I, ka shkaktuar rrezik të madh për pasurinë dhe jetën e njerëzve, në një rrugë në Ferizaj, saktësisht në parkingu afer lokalit E., në atë mënyrë që derisa ishin duke u përleshur me të E.H., nga qanta e tij nxjerr një pistolet e llojit VD-9 4.0 gjuan/shkrep dy herë në drejtim të tokës dhe pasiqë vazhdon rrahja mes tyre, kjo pistoletë i bie në tokë”, thuhet në njoftim.

“Gjithashtu, ekziston dyshimi i bazuar se nga data e pacaktuar e deri me datë 11 prill 2026, ka poseduar armë në mënyrë të paautorizuar dhe në kundërshtim me Ligjin e zbatueshëm për armët, ashtuqë ka poseduar një pistolet e llojit VD-9 4.0 Made in USA, nr.serik GM., cal 9 mm si dhe 13 fishek për të cilen nuk kishte autorizim dhe leje nga organet kompetente dhe e njëjta i sekuestrohet”.

Për këtë, gjykata ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve me nga një muaj.

buta

Më shumë nga Magazine

  • 21:43Alba shfaqet ‘zjarr’ nga pushimet, ekspozon gjoksin
  • 19:56Donatella Versace do të lansojë një markë të re
  • 19:35Zbardhet shkaku i vdekjes së aktores së njohur
  • 19:35Brikena mbërrin në Shqipëri, publikon letrën që i shkroi Mateo për kthimin
  • 15:53Shkurta Fejza niset për pushime me familje