Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Krasniqi: Plani i Kurtit është Basha si ministër, që Albulena Haxhiu të përfundojë si u.d. e presidentes

GD
Gazeta Demos27 tetor 2025 në 23:40
Krasniqi: Plani i Kurtit është Basha si ministër, që Albulena Haxhiu të përfundojë si u.d. e presidentes

Të dielën, në seancën e Kuvendit për formimin e Qeverisë, Albin Kurti, si mandatar propozoi edhe kabinetin e tij, me të cilin synonte të qeveriste nëse do të zgjidhej si kryeministër.

Ai propozoi para Kuvendit, Dimal Bashën si ministër të Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 3.

Sipas Albert Krasniqit nga Demokracia Plus, kjo vërteton planin e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje që Albulena Haxhiu të mbetet në krye të Kuvendit, e më pas edhe në karrigen e Presidentes.

Ai shton se ky skenar mund të jetësohet edhe pas dështimit të votimit të Qeverisë Kurti 3.

Sipas tij, plani mund të realizohet në qoftë se vendi nuk shkon në zgjedhje dhe kryetari aktual i Kuvendit, Dimal Basha, jep dorëheqje nga kjo pozitë.

“Akoma nuk e dimë nëse një skenar i tillë do të mund të jetësohet, për shkak se në qoftë se veç dështon zgjedhja e qeverisë edhe në herën e dytë, atëherë, vendi shkon në zgjedhje dhe rrjedhimisht zoti Basha as nuk do të mund të emërohet si ministër, por që i njëjti mund të jap dorëheqje dhe të lejojë që zonja Albulena Haxhiu, si nënkryetarja e parë e Kuvendit dhe anëtarja e kryesisë që vjen nga e njëjta parti e zotit Basha, të marrë ushtrimin e detyrës së kryetarit të Kuvendit dhe pastaj edhe të ushtruesit të detyrës së presidentit të vendit për gjashtë muaj, nëse Kuvendi nuk do të arrijë të zgjedh një president, ka thënë ai në Klan Kosova.

Sipas tij, një plan të tillë mund ta prishë akoma Gjykata Kushtetuese që e ka një lëndë në shqyrtim.

“Por, akoma ka shumë paqartësi në rrugën drejt konstituimit të institucioneve dhe shkuarjes në zgjedhjet e parakohshme, nëse kjo do të ndodhë, për shkak se ka një lëndë ende në Gjykatën Kushtetuese dhe i gjithë procesi mund të kthehet në pikën zero, në qoftë se gjykata konstaton se Kuvendi akoma nuk është konstituar dhe duhet që vetëm Lista Serbe të propozojë anëtarin e kryesisë së Kuvendit. Por, nëse gjithçka do të jetë në rregull dhe do t’i kalojë filtrat Gjykatës Kushtetuese, kjo ka qenë një mundësi e vetme për Lëvizjen Vetëvendosje që të jetësojë planin e saj ose insistimin që e pati për një periudhë aq të gjatë që zonja Haxhiu të mund të vijë në pozitën e kryetares së Kuvendit, ndonëse jo ndërmjet asaj rrugës kushtetuese dhe miratimit të shumicës së deputetëve”, shtoi Krasniqi.

E derisa Rregullorja e Kuvendit nuk e ka paraparë se sa gjatë mund të rrijë Kuvendi me ushtrues detyre në rastin kur dorëhiqet kryetari, Haxhiut do t’i bie për hise edhe karriga e presidentes të paktën për gjashtë muaj, në qoftë se i pari i vendit nuk zgjidhet në pranverë.

“Në këtë rast kur kryetari, ta zëmë zoti Basha, jep dorëheqje, nuk ka një afat se sa mund të shkohet me nënkryetar të Kuvendit e cila do ta ushtrojë pozitën e kryetarit të Kuvendit, përderisa ka një afat për ushtruesin e detyrës së presidentit të vendit, për shkak se është një afat kushtetues prej gjashtë mujave dhe jo më shumë, ka të drejtë kryetari i Kuvendit që të bëjë një ushtrim të tillë të kompetencave, përderisa nënkryetarja e Kuvendit i ka të gjitha të drejtat si të kryetarit të Kuvendit për ta zëvendësuar atë, rrjedhimisht e merr edhe obligimin që të jetë edhe ushtruese e detyrës së presidentit, përderisa Kuvendi nuk ka një kryetar të zgjedhur të Kuvendit”, deklaroi ai.

KuvendiVV

Më shumë nga Magazine

  • 09:52E papritur, rikthehet bashkë dyshja e njohur e showbizit?
  • 17:53Era Istrefi zbulon datën e publikimit të këngës së re
  • 16:51S’përmbahet Kaderi, ‘ndez’ rrjetin me këtë pamje
  • 15:12Afrona Dika po bëhet nënë për herë të parë
  • 23:25“Dikush ta ndalë Elijonën”, Klodi me hallin e ri pas nisjes së bashkëjetesës