Reperi i njohur shqiptar, Stresi, ka bërë të ditur se do të marrë një pauzë nga muzika pas publikimit të disa këngëve të tij, të cilat, sipas tij, kanë qëndruar të bllokuara për arsye teknike.
Përmes një postimi në Instagram, Stresi ka njoftuar fansat se këngët do të publikohen sonte në orën 19:00, ndërsa më pas do t’i përkushtohet disa projekteve të tjera profesionale.
“Pas këtyre publikimeve do të marr një pauzë nga muzika për një periudhë. Jo sepse kam mbaruar së thëni atë që kam për të thënë, por sepse kam disa projekte të tjera profesionale ku dua të përqendrohem dhe t’u jap gjithë energjinë time”, ka shkruar ai.
Reperi ka shfrytëzuar rastin për t’i falënderuar fansat, kolegët, por edhe kritikët që, sipas tij, kanë qenë pjesë e rrugëtimit të tij artistik.

