Tre banorët e parë kanë hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, një ditë para nisjes zyrtare të spektaklit, i cili do të fillojë të premten, më 30 tetor.
Konkurrentët që iu bashkuan këtij edicioni janë regjisorja Arlinda Morina, reperi Nichi dhe vlogerja e njohur Antoneta Koci.
Teksa publikut iu zbuluan pamjet e para nga shtëpia e këtij edicioni, vëmendje tërhoqën edhe disa thënie të gdhendura në muret e saj, të cilat u përkasin banorëve të edicioneve të kaluara.
Njëra prej tyre është “Kur nuk të don familja jote nuk të don as kojshia”, fjali e thënë nga Blero, e cila pati bërë xhiron e rrjetit asokohe dhe vazhdon të kujtohet edhe sot.
Një tjetër thënie e gdhendur në mur është “Ngeci karkaleci”, e thënë nga Shqipja gjatë një debati me Adrin, e cila gjithashtu kishte tërhequr vëmendjen e publikut.
Ndërkohë, hyrja e tre banorëve një ditë para premierës zyrtare ka qenë një surprizë për fansat e spektaklit, të cilët prisnin që gjithçka të niste të premten.


