Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

“Kishte disa shqetësime”, flet vëllai i Shpat Kasapit, jep detaje rreth shëndetit që pati këngëtari

GD
Gazeta Demos26 nëntor 2025 në 13:05
“Kishte disa shqetësime”, flet vëllai i Shpat Kasapit, jep detaje rreth shëndetit që pati këngëtari

Ndarja e parakohshme nga jeta e Shpat Kasapit ka prekur opinionin publik. Lidhur me këtë rast të rëndë ka reaguar edhe vëllai i këngëtarit, Albini.

Ai ka deklaruar se ndihma e parë mjekësore i është dhënë në banesë, por ai nuk ka arritur të mbijetojë.

Sipas tij, deri tani dyshohet se shkak i vdekjes është bërë një arrest kardiak.

I tronditur dhe i shokuar nga lajmi, Albini tha se po shpresonin që informacioni që u erdhi nga Italia të mos ishte i vërtetë, por për fat të keq vdekja e tij u konfirmua.

I pyetur nëse më parë këngëtari ka pasur probleme shëndetësore, ai u shpreh se Shpati kishte pasur disa shqetësime të vogla në zemër, por jo diçka serioze.

Trupi i tij ndodhet ende në Itali, ndërsa pritet që në vijim të kryhen procedurat për ta sjellë pranë familjarëve.

Artisti Shpat Kasapi ka lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, Maqedoninë e Veriut. Ndër vite ai është njohur dhe është pëlqyer për këngët pop folk. Karrierën muzikore e filloi që në moshë të re, ku pas disa prezantimeve në festivalet për fëmijë, fitoi çmimin e parë në festivalin “Bletëzat 98” në Tetovë në moshën 13 vjeçare.

Sukseset e para që paraqesin një urë kaluese nga kënga për fëmijë në atë për të rritur ishin prezantimet dhe çmimi i parë në festivalin Këngët e Stinës 2002 në Tiranë, çmimi i publikut në festivalin Nota Fest 2003 në Shkup dhe çmimi i publikut në Albafest 2003 në Shkup.

Menjëherë pas këtyre ai fitoi çmime të tjera në disa nga festivalet në Shqipëri, mes tyre dhe çmimi si interpretuesi më i mirë ne “Top Fest 1”.

Shpat Kasapi deri më tani ka realizuar disa albume të sukseshme dhe mjaft të dëgjuara, si “Tash po Kthehesh”, “Medikament”, “Axhamiu” (2003), “Do të vijë një ditë” (2004), “Pa ty s’jetoj” (2005), “Kush të ndau prej meje” (2006), “S’e pranon” (2007), “Medikament” (2010).

Shpat Kasapi

Më shumë nga Magazine

  • 21:10Egli Tako habit fansat me këtë veshje në plazh
  • 21:05Ish-Miss Universe Kosova, në pritje të ëmbël – zbulon gjininë e bebit
  • 20:23Adelina nuk i ndal provokimet nga pushimet, kështu ekspozon në postimin e fundit
  • 17:12Plot 50 vjet jetë, por Albërija duket si në ditët më të mira
  • 15:58Ish-konkurrentja e “Për’puthen” publikon një video nga varrezat, shpërthejnë komentet: “Të marrtë me vete”