Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Kërkohet paraburgim për “Mossin” dhe dy tjerët për sulm fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli

GD
Gazeta Demos5 mars 2026 në 15:49
Kërkohet paraburgim për “Mossin” dhe dy tjerët për sulm fizik ndaj gazetarit Burim Pacolli

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë, për reperin Gramos Krasniqi, i njohur me nofkën “Mossi” dhe dy të dyshuarit tjerë, nën dyshimin për rrahjen e gazetarit Burim Pacolli.

“Po, sot kemi kërkuar caktimin e masës se paraburgimit”, tha për Betimin për Drejtësi prokurori i rasti, Burim Neziri.

Kurse, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi ka thënë se sapo e kanë pranuar kërkesën dhe ende nuk është caktuar seanca dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës për caktimin e masës se sigurisë.Tre të dyshuarit gjenden në ndalim nga e mërkura.

Sipas Prokurorisë, reperi dyshohet për tri vepra penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Kanosje” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve”.

“Lidhur me pyetjen tuaj, ju njoftojmë se Prokurori i shtetit në koordinim të ngushtë Policinë e Kosovës pas hetimeve intensive kanë ndaluar tre (3) persona, një prej tyre është edhe reperi Mossi për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” sipas nenit 185 të KPRK-së, “Kanosje” sipas nenit 181 të KPRK-së, dhe veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” në bazë të nenit 269 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.

Sipas saj, Prokurori i Shtetit është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore lidhur më këtë çështje.

mossi

Më shumë nga Magazine

  • 23:25“Dikush ta ndalë Elijonën”, Klodi me hallin e ri pas nisjes së bashkëjetesës
  • 21:47Alba nuk lë shumë vend për imagjinatë, shfaqet “zjarr”
  • 21:34Benita nuk përmbahet në pishinë, lëvizjet e saj “çmendin” fansat
  • 21:10Këngëtarja e njohur publikoi videon tronditëse ku shihet drejtori muzikorë duke e abuzuar
  • 19:51Xhuli: Ndoshta e gjej një partner që do të jetë baba për fëmijët e mi