Këngëtarja me origjinë shqiptare dhe famë botërore, Bebe Rexha, ka dalë në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë që do të mbahet nesër në Maqedoninë e Veriut.
Përmes disa postimeve në ‘Instastory’, Rexha ka shpërndarë thirrjen për protestë, ndërsa me një mesazh ka mbështetur kërkesat e studentëve shqiptarë.
“Gjuha jonë shqipe është thellësisht e rrënjosur në identitetin tonë. Për breza me radhë, kemi luftuar ta ruajmë dhe ta mbajmë gjallë. Maqedonia e Veriut është një shtet multietnik, i ndërtuar mbi bashkëjetesën dhe të drejtat e barabarta për të gjitha komunitetet e tij, ku gjuha shqipe njihet si gjuhë bashkëzyrtare”, ka shkruar ajo.
