Këngëtarja me famë botërore, Katy Perry, ditë më parë, në një nga koncertet e saja që po i mban në kuadër të turneut të ri, ka bërë një koment me shaka duke përmendur shqiptaren me famë botërore, yllin Dua Lipa, ka raportuar USA Today.
Perry, ka thënë se nuk është Dua Lipa gjatë një koncerti në turneun e saj “Lifetimes Tour” në Filadelfia më 9 gusht 2025, si një shaka me humor vetë-ironizues.
“Ata që janë 8 vjeç e më poshtë… unë nuk jam Dua Lipa. Unë jam tezja e Dua Lipës, Katy Perry”, ka thënë Perry duke iu drejtuar audiencës, sidomos adhuresve më të rinj.
Ky koment u bë për të nxjerrë në pah dallimin mes saj dhe Lipës, një këngëtare më e re dhe e njohur për audiencë më të re.