Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Jeta e Faton Hajrizit bëhet roman e film

GD
Gazeta Demos15 shtator 2025 në 19:53
Jeta e Faton Hajrizit bëhet roman e film

Regjisori me prejardhje shqiptare që jeton dhe vepron në Turqi, Murat Vela Derman, ka bërë të ditur se brenda dy muajsh do të botojë një roman për jetën e Faton Hajrizi, për të cilin planifikon të realizojë edhe një film artistik në vitin 2026.

Faton Hajrizi, nga Komuna e Skenderajt, ishte arrestuar për herë të parë në vitin 2000 për vrasjen e një ushtari rus dhe më pas do të bëhej i njohur për arratisje të shumta nga burgjet e Kosovës. Herën e fundit, ai u arratis nga një burg i tipit të hapur më 6 korrik 2024 dhe u vra më 19 korrik nga autoritetet serbe, pasi ishte bërë i dyshuar për vrasjen e një polici në Serbi.

Në momentin e arratisjes, Hajrizi konsiderohej një i burgosur i disiplinuar që kishte fituar të drejtën për të kaluar fundjavat në shtëpi.

Për Hajrizin, Murat Vela Derman ka zgjedhur të realizojë fillimisht një roman dhe më pas një film. Në një prononcim për IndeksOnline, regjisori ka treguar motivimin e tij njerëzor dhe artistik për të trajtuar këtë histori.

“Para së gjithash, dua të theksoj se unë nuk e shoh Fatonin vetëm si fajtor. Po, ai ka kryer vepra penale, por unë e shoh atë si një njeri. Prandaj, si regjisor, këto projekte po i realizoj duke respektuar edhe të drejtat e tij si qenie njerëzore.”, ka th=në ai në një prononcim për Indeksonline.

Ai shton se ideja për realizimin e filmit lindi menjëherë pas vdekjes së Hajrizit. “Ditën që vdiq Faton Hajrizi isha në Kosovë dhe në atë moment vendosa ta bëj filmin për të. Fotografia që është shpërndarë është nga një roman. Fillimisht kam shkruar dhe përfunduar skenarin e filmit, dhe tani jam drejt përfundimit të romanit.”, theksoi ai.

Premiera e filmit për Faton Hajrizin do të jetë në Kosovë.

Regjisori bëri të ditur se romani do të botohet në Stamboll përmes kompanisë së tij, ndërsa për promovimin do të rikthehet në Kosovë.

“Pasi ta botoj romanin, do të vij në Kosovë dhe do të organizoj një ditë autografesh dhe promovim. Mund të jetë brenda një afati të përafërt prej dy muajsh.”

Ai thekson se buxheti për filmin do të jetë i lartë dhe se përgatitjet për produksionin kërkojnë kohë.

“Filmi ka një buxhet shumë të madh, xhirimet dhe montazhi janë një rrugëtim i gjatë. Planifikoj ta realizoj në vitin 2026.”

Derman kujtoi se më parë ka realizuar një film në Kosovë, të bazuar në një histori të vërtetë, me titull “Teuta nuk jeton më këtu.”

Regjisori, Derman, shkoi si emigrant në Turqi vite më parë. Nëna e tij është nga Vushtrria, kurse babai i tij nga Mitrovica.

Faton HajriziFilm

Më shumë nga Magazine

  • 17:53Era Istrefi zbulon datën e publikimit të këngës së re
  • 16:51S’përmbahet Kaderi, ‘ndez’ rrjetin me këtë pamje
  • 15:12Afrona Dika po bëhet nënë për herë të parë
  • 23:25“Dikush ta ndalë Elijonën”, Klodi me hallin e ri pas nisjes së bashkëjetesës
  • 21:47Alba nuk lë shumë vend për imagjinatë, shfaqet “zjarr”