Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Indri thyen heshtjen pas daljes nga Ferma: Pendesë për Klevisën, por jo rikthim te Vanesës

GD
Gazeta Demos30 maj 2026 në 17:19
Indri thyen heshtjen pas daljes nga Ferma: Pendesë për Klevisën, por jo rikthim te Vanesës

Rrugëtimi i Indri Shirokës në “Ferma VIP 3” ka përfunduar, pasi aktori nuk arriti të sigurojë mbështetjen e publikut për të vazhduar më tej në garë. Menjëherë pas largimit, ai ka folur për eksperiencën e tij në reality show, duke bërë edhe disa reflektime për momentet më të komentuara të qëndrimit në fermë.

Indri u shpreh se eliminimin e ka pritur me qetësi, duke lënë të kuptohet se kishte arritur në një pikë lodhjeje. “U ezaurova komplet”, tha ai, duke shtuar se nuk e përjetoi me keqardhje fundin e aventurës së tij në program.

Aktori komentoi edhe raportin me Klevisën, duke pranuar se ka reflektuar mbi disa prej veprimeve dhe deklaratave të tij. “Jam penduar, i kam kërkuar falje Klevisës”, u shpreh ai, ndërsa shtoi se gjithçka kishte ardhur si pasojë e një “momenti dobësie”.

Një tjetër temë që ngjalli interes ishte raporti me Vanesën. I pyetur nëse do të kishte mundësi për një rikthim mes tyre pas përfundimit të formatit, Indri u tregua i prerë në përgjigje. “Jo, nuk ka gjasa”, deklaroi ai.

Gjatë intervistës, ai hodhi poshtë edhe pretendimet se marrëdhëniet e krijuara në fermë kanë qenë pjesë e një strategjie loje. “Nuk di të bëj lojë, e kam paguar naivitetin tim”, tha aktori, duke theksuar se ka vepruar gjithmonë sipas ndjenjave dhe jo sipas kalkulimeve për të avancuar në garë.

Pavarësisht mënyrës si përfundoi eksperienca e tij në “Ferma VIP 3”, Indri tha se largohet me “ndërgjegje të pastër”, duke mbetur i bindur se ka qenë vetvetja gjatë gjithë rrugëtimit

FERMA VIP

Më shumë nga Magazine

  • 22:53Njihuni me nënën e Anës së BBVK 3 – thjesht WOW!
  • 17:26“Mbaje gjithmonë atë dashni të sinqertë”, Sabri Fejzullahu uron Ermalin për ditëlindje
  • 16:28Era Istrefi pozon para pasqyrës, thjeshtë mahnitëse
  • 21:36Alaudin Hamiti del me një paralajmërim të fuqishëm për “Big Brother”, ka dy fjalë për Olsa Muhametin
  • 20:52Georgina zbulon detaje nga dasma intime me Ronaldon