Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Ilnisa si rrallë herë rrëfen lidhjen me Meritonin: Ishte një çast dobësie që s’do e përsërisja

GD
Gazeta Demos26 korrik 2025 në 10:43
Ilnisa si rrallë herë rrëfen lidhjen me Meritonin: Ishte një çast dobësie që s’do e përsërisja

Në edicionin e tretë të Big Brother VIP Albania, emri i Ilnisa Agollit u shndërrua në një nga më të përfolurit e spektaklit. Gazetarja dhe prezantuesja, e njohur për fjalorin e pasur dhe mendimet pa filtra, brenda pak muajsh u kthye në fenomen televiziv, duke ndarë publikun mes atyre që e duartrokitën dhe atyre që e kritikuan ashpër.

Megjithatë, Ilnisa nuk u komentua vetëm për rrugëtimin e saj në lojë. Brenda mureve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ajo përjetoi një histori dashurie me prezantuesin Meriton Mjekiqi – një romancë që pushtoi titujt e mediave dhe ndezi debatet në rrjete sociale.

Ndjenjat, ndonëse të sinqerta gjatë lojës, nuk arritën të mbijetojnë jashtë kamerave. Në një rrëfim të hapur, Ilnisa pranoi se krijimi i kësaj lidhjeje nuk ishte pjesë e planeve të saj, duke shtuar se nëse do ta ribënte, do të ishte më e kujdesshme.

“Ishte një çast i vështirë për mua, kisha njerëz kundër, askush nuk më kuptonte, ndieja që nuk më donin. Në një moment shumë të dobët timin, pashë një njeri që aty brenda mund të ketë qenë i vërtetë, por realiteti ta zbardh ndryshe historinë. Në terren nuk funksionoi. U kënaqa për aq sa zgjati,” , tha ajo, duke lënë të kuptohet një pendesë për mënyrën si ndodhi gjithçka.

“Brenda asaj shtëpie humb filli i arsyes. Je me njerëz që nuk i zgjedh dot,”, shtoi Agolli, duke reflektuar mbi presionin dhe izolimin që krijon një realitet i tillë televiziv.

Sa i përket rrugëtimit të saj në Big Brother VIP, ajo theksoi se, nëse do të kishte një shans të dytë, do të ndiqte një strategji më të rafinuar: “Do të bëja një super skemë, do të ruaja balancat brenda formatit. Nëse do të më ndeshte rruga me njerëzit që shtiren, do të bëja të njëjtën zgjidhje,” tha ajo, duke mos e përjashtuar mundësinë e rikthimit në një edicion “all stars”.

Më shumë nga Magazine

  • 16:50A është kopje e Bleros? Gruaja e këngëtarit zbulon pak nga portreti i të birit
  • 16:34Kaq vite ka mbushur sot Dani
  • 12:24Nga “Sunny Hill” në Kotor: Katy Perry dhe Justin Trudeau fotografohen bashkë
  • 22:45Pamjet bëhen virale në rrjet: MC Kresha heq nga dora orën për t’ia dhuruar fansit
  • 22:40PM deklarohet pas lajmeve për krisje me Sarën