Finalistja e këtij edicioni, Hygerta Sako, e ftuar në një intervistë për RTV Dukagjinin, ka folur edhe për papastërtinë brenda shtëpisë.
Kjo pasi ka qenë shumë e komentuar gjatë këtij formati, duke marrë kritika e reagime të shumta negative.
Ish-konkurrentja thekson se i kanë merituar komentet pasi ka qenë e vërtetë, por që secili nga ta ka pasur detyrat dhe përgjegjësitë e veta.
“Ishte e vërteta. Ne ishim gati 20 veta, shtëpia ishte shumë e madhe dhe kapiteni i javës ndante punët. Në momentin që ty të caktohej një X punë atë punë duhet ta bëje me përgjegjësi të plotë”, u shpreh ajo.
