Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Heidi Lushtaku: Familja më dha gjithçka, asnjë sukses nuk e zëvendëson dashurinë

GD
Gazeta Demos27 tetor 2026 në 10:06
Heidi Lushtaku: Familja më dha gjithçka, asnjë sukses nuk e zëvendëson dashurinë

Modelja shqiptare Heidi Lushtaku ka folur për revistën Elle rreth rëndësisë së familjes, lidhjes me rrënjët kosovare dhe angazhimit të saj në mbështetje të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Duke kujtuar vendimin për t’i dhënë përparësi familjes në një industri ku karriera kërkon përkushtim të vazhdueshëm, Lushtaku tha se ato vite e ndihmuan të kuptonte se çfarë ka vërtet rëndësi në jetë.

“Zgjedhja e familjes ishte një vendim që më dha gjithçka”, u shpreh ajo, duke theksuar se dashuria që përjeton çdo ditë nuk mund të zëvendësohet nga asnjë sukses profesional.

Në intervistë, modelja foli edhe për dëshirën për të eksploruar kinemanë, duke përmendur fotografin e njohur shqiptar Fadil Berisha si personin me të cilin do të dëshironte të punonte. Ajo vlerësoi talentin e tij dhe rëndësinë e besimit në një bashkëpunim artistik.

Lushtaku u ndal edhe te lidhja e saj me Kosovën, duke thënë se prejardhja dhe historia e vendit janë pjesë thelbësore e identitetit të saj.

Ajo tregoi se, pasi u shkëput nga rrënjët e saj në moshë të re, lidhja me to u bë edhe më e çmuar. Historia e Kosovës, sipas saj, e ka bërë të vlerësojë edhe më shumë lirinë dhe rëndësinë e saj në jetën e përditshme.

Një nga temat më të ndjeshme të intervistës ishte angazhimi i saj në mbështetje të të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Modelja e cilësoi këtë angazhim si thellësisht personal, duke theksuar se pasojat e luftës vazhdojnë të rëndojnë mbi shumë gra edhe shumë vite pas përfundimit të saj.

Ajo tha se dëshiron që këto gra të njihen për guximin e tyre dhe të trajtohen si heroina, duke nënvizuar se ato meritojnë respekt dhe vlerësim për atë që kanë përjetuar dhe për forcën e treguar.

Përmes rrëfimit të saj për këtë revistë, Heidi Lushtaku foli jo vetëm për karrierën dhe familjen, por edhe për identitetin, lirinë dhe përgjegjësinë për të mbështetur gratë, historitë e të cilave meritojnë të dëgjohen.

lushtakuheidigjithçka

Më shumë nga Magazine

  • 10:14Lotina zbulon detajin e ëmbël, dedikuar djalit
  • 09:19A ia ka nal burri muzikën, flet Arta Bajrami
  • 08:48Vesa Luma bën thirrje para protestës: Nesër na lini vetëm ne qytetarëve, mos e përdorni për qëllime politike
  • 08:23Labi befason me deklaratën për Oltën: “Nuk ka pasur asnjë opinioniste si ajo”
  • 07:45Akuza të rënda ndaj yllit të Romës nga bashkëshortja – pretendon se e tradhtoi disa herë