Këngëtari Labinot Rexha ka ndarë një mesazh publik për opinionisten Olta Gixhari, duke i shprehur asaj respekt dhe vlerësim, pavarësisht mospajtimeve që kanë pasur në të kaluarën.
Përmes një postimi, Rexha ka theksuar se, ndonëse ai dhe Gixhari shpesh kanë pasur mendime të kundërta dhe ajo ka pasur një qëndrim ndryshe ndaj tij, kjo nuk e pengon ta vlerësojë për personalitetin dhe guximin e saj.
“Nuk ka pasur asnjë opinioniste si Olta Gixhari! Ajo është nona dhe baba i këtij formati”, ka shkruar Rexha.
Ai e ka përshkruar Gixharin si një person me personalitet të fortë, që di të debatojë dhe të shprehë mendimin e saj pa u frikësuar nga askush.


