Këngëtarja kosovare Gresa Behluli ka ndarë një mesazh emocional pas takimit me ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, dhe ish-Zonjën e Parë Hillary Clinton.
Në postimin e saj, Behluli e ka përshkruar këtë takim si një moment nderi dhe emocionesh të veçanta, duke theksuar rëndësinë historike që familja Clinton ka për popullin shqiptar të Kosovës
“Takimi me Presidentin Bill Clinton dhe Hillary Clinton ishte emocion dhe nder, që për ne shqiptarët e Kosovës nuk janë vetëm figura politike, por pjesë e historisë sonë. Si fëmijë i kujtoj si emra që na dhanë shpresë,” ka shkruar ajo.
