Muajin e kaluar, emri i moderatorit dhe ish-banorit të Big Brother VIP Albania, Meriton Mjekiqi, u përfol gjerësisht në media pas arrestimit të tij lidhur me një përleshje fizike, ku viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore.
Sot, më 19 gusht 2025, Mjekiqi ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga masa e arrestit. Përmes një postimi në Instagram Story, ai njoftoi opinionin publik, miqtë dhe familjarët për vendimin e gjykatës.