Këngëtarja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 1”, Xheisara Frisku, ka ndarë një lajm të bukur me ndjekësit e saj.
Artistja është bërë nënë për herë të dytë, duke mirëpritur në jetë një tjetër vajzë dhe duke e zgjeruar kështu familjen e saj.
Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë Xheisara përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar fotografinë e parë me të porsalindurën, nga shtrati i spitalit.
“Dashuria ime është këtu. Nuk di të përshkruaj ndjenjën, por di të them që jam me fat që Zoti vendosi të më bekojë sërish”, ka shkruar këngëtarja, duke shprehur emocionet e saj për ardhjen në jetë të vogëlushes.





