Gazetari Elton Tozaj deklaroi në emisionin “Ora 7” se këngëtari Flori Mumajesi pritet të rikthehet në skenën muzikore me një album të ri gjatë muajve shtator ose tetor.
Sipas Tozajt, albumi i ri i artistit është në përgatitje prej më shumë se një viti dhe përfshin si këngë të reja, ashtu edhe ripërpunime të projekteve të mëparshme.
“Ka një vit e ca që po punohet për këtë. Ka rikthim, ka ripërpunim të këngëve, ka rivazhdim të këngëve siç është kënga “Hëna” me Ylli Limanin apo “Jeta” me Elvana Gjatën”, deklaroi ai.
