Këngëtarja Fifi u shfaq sot në një transmetim të drejtpërdrejtë në Instagram, ku foli për pjesëmarrjen e saj në edicionin e 64-të të Festivalit të Këngës në RTSH.
Gjatë live-it, ajo u duk e emocionuar dhe shpërtheu në lot, duke treguar se po përballet me presione të mëdha gjatë këtij festivali.
Fifi konkuron këtë vit bashkë me Tiri Gjocin me këngën “Rri”, një projekt që ka marrë vëmendje të madhe dhe pëlqyeshmëri nga publiku.
