Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Familja e Sasës sqarojnë deklaratën e saj në Big Brother: “Shprehja për gjyshen ishte keqkuptuar”

GD
Gazeta Demos28 nëntor 2025 në 16:19
Familja e Sasës sqarojnë deklaratën e saj në Big Brother: “Shprehja për gjyshen ishte keqkuptuar”

Familja e banores së Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda, ka reaguar pas reagimeve të shumta që pasuan deklaratën e saj lidhur me gjyshen, e bërë mbrëmë gjatë një momenti të ndjeshëm në emision. Ata theksuan se shprehja që Sasa përdori ishte e pasaktë dhe e papranueshme, duke nënvizuar se ajo nuk reflekton aspak vlerat e familjes dhe realitetin.

Në një deklaratë të dërguar për publikun, familja e Sasës shprehet se gjyshja e saj ka qenë një figurë e nderuar dhe e respektuar, e cila ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme për komunitetin dhe ka ndihmuar shumë familje gjatë periudhës së luftës.

Deklarata e familjes:

“Duam të sqarojmë një keqkuptim të rëndë që ka dalë nga një deklaratë e gabuar e bërë prej Sasës mbrëmë, lidhur me gjyshen e saj. Në një moment të papërshtatshëm dhe nën presion emocional, ajo përdori një shprehje të pasaktë dhe të papranueshme, e cila nuk reflekton aspak realitetin dhe as vlerat e familjes tonë,” theksojnë ata.

Sipas familjes, gjyshja e Sasës, pavarësisht prejardhjes së saj, ka qenë një grua me zemër të madhe dhe ka shërbyer me humanizëm në kohë të vështira, duke ofruar ndihmë për ata që kishin nevojë.

“E vërteta është se gjyshja jonë, pavarësisht prejardhjes së saj, ka qenë një grua që i ka shërbyer njerëzve me zemër të madhe. Në kohë të vështira të luftës, ajo ka ndihmuar shumë familje në nevojë, ka ndarë bukë, ka ofruar strehë dhe mbështetje, dhe është e njohur nga i gjithë qyteti për humanizmin e saj. Asnjëherë nuk ka bërë ndonjë veprim që cenon dinjitetin apo jetën e kujtdo, përkundrazi ka qenë një shembull i vlerave njerëzore,” theksojnë familjarët.

Ata shpjegojnë se shprehja e Sasës, e cila ka shkaktuar polemika, ka pasur një kuptim krejt tjetër nga ai që është interpretuar në publik. Sipas tyre, fjala “paloj 10 shqiptare” ishte përdorur në një kuptim simbolik, për të nënkuptuar vlerat e gjyshes dhe jo në kuptimin negativ që ka marrë.

“Deklarata e Sasës është keqkuptuar dhe kjo po shihet nga opinionet e qytetarëve dhe po tentojnë të prekin zemrat e shumë njerëzve duke i dhënë kahje tjetër deklaratës saj. Përgjegjësia jonë është të vendosim të vërtetën në vend dhe të mos lejojmë që një fjali e gabuar të njollosë reputacionin e një gruaje që ka bërë vetëm mirë dhe për këtë mund të flasin njerëzit që e kanë njohur,” thuhet më tej në deklaratën e familjes.

Ata përfunduan duke theksuar se humanizmi i gjyshes është reflektuar edhe te Sasa, e cila është gjithashtu e njohur për veprimet e saj të mira.

“Shprehja ‘paloj 10 shqiptare’ ka qenë e thënë në kuptimin se gjyshja jonë ka pasur vlera sa dhjetë shqiptare, e jo në ndonjë kuptim tjetër të gabuar. Shpresojmë që ky sqarim të heq çdo keqkuptim dhe të rikthej respektin për figurën e saj, ashtu siç ajo realisht e ka merituar.”

Më shumë nga Magazine

  • 21:15Njomza 'zbulon' portretin e djalit të Engjit, kaq i bukur është
  • 21:10Londrimi shoqërohet me mikun e ngushtë të Rita Orës
  • 19:10Kush do futet? Zbulohet profili i banorit të parë të BBVK 5
  • 17:49Alba përfundon në spital
  • 17:17Gjesti ndan pak nga kënga e re për ta dëgjuar të gjithë fansat