Pas konfirmimit të ndarjes nga Klodi, Elijona duket se po fokusohet te vetja dhe një kapitull i ri në jetën e saj.
Ajo ka publikuar në Instagram një fotografi nga palestra, ku shfaqet duke ushtruar, ndërsa krahas saj ka shkruar: “new era, building a better me”, “një epokë e re, duke ndërtuar një version më të mirë të vetes”
Postimi vjen vetëm pak ditë pasi Elijona konfirmoi publikisht se lidhja e saj me Klodin ka përfunduar. Ajo kishte kërkuar respekt për privatësinë e të dyve, duke thënë se e respekton atë që kanë përjetuar së bashku.

