Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Elijona, ka konfirmuar publikisht se lidhja e saj me Klodin ka përfunduar, shkruan Raporto24.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Elijona ka bërë të ditur se ajo dhe Klodi nuk janë më bashkë, duke sqaruar se vendosi të flasë publikisht pas pyetjeve dhe lajmeve të shumta rreth raportit të tyre.
“Pasi nuk dua që lidhja ime të jetë temë e lajmeve apo e pyetjeve, por edhe për shkak të korrektësisë ndaj të gjithë atyre që na kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe, doja ta bëja publike se unë dhe Klodi tashmë nuk jemi më në lidhje”, ka shkruar ajo.
Elijona ka falënderuar ndjekësit për mbështetjen që u kanë dhënë gjatë rrugëtimit të tyre, duke theksuar se ndarja është bërë me respekt.
“Gjithmonë jam munduar të jem e përkushtuar, duke dhuruar respekt, dashuri dhe mirënjohje për secilin që më ka dhuruar support”, ka deklaruar ajo.

