Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Elijona jep detaje për periudhën në familjen gjermane: Rashë në depresion, nuk doja të jetoja

GD
Gazeta Demos27 dhjetor 2025 në 21:55
Elijona jep detaje për periudhën në familjen gjermane: Rashë në depresion, nuk doja të jetoja

Elijona ka vazhduar rrëfimin e saj prekës, duke ndalur te periudha e vështirë që ka kaluar gjatë fëmijërisë, kur jetonte larg familjes biologjike.

Ajo tregoi se kjo kohë e ka ndikuar thellë emocionalisht dhe ka lënë pasoja të forta në gjendjen e saj shpirtërore.

Duke folur për dallimin mes rritjes me familjen e vet dhe asaj të huaj, Elijona u shpreh: “Ndryshe e këqyr fëmijën tënd, ndryshe fëmijën e huaj”, duke lënë të kuptohet për boshllëkun emocional që ndjente gjatë kohës që jetonte me familjen gjermane.

BBVK/Instagram

Ajo zbuloi se në atë periudhë kishte rënë në depresion të thellë dhe shpesh ishte përballur me mendime shumë të rënda: “Në atë kohë kam pasur rënë në depresion shumë dhe thosha: ‘O Zot, s’dua të jem në këtë jetë. Pse është kjo jetë kështu e poshtër? Nëse kjo është jeta ime, unë s’di ta kem këtë jetë’”.

Megjithatë, Elijona tregoi se takimet me prindërit e saj biologjikë i jepnin forcë për të vazhduar përpara: “Mua më jepnin forcë takimet që i kam pasur me mamin dhe me babin”.

Në fund ajo tha: “Jam shumë krenare që jam kthyer në shtëpi dhe e kam mësuar gjuhën. Ai ishte viti im më i bukur”.

Ky rrëfim i sinqertë dhe i dhimbshëm i Elijonës solli emocione të forta, duke treguar se pas historive të forta qëndron një forcë e madhe për të mbijetuar dhe për të rindërtuar veten.

BBVK

Më shumë nga Magazine

  • 22:41Skerdi Ago po vjen me këngë të re, pjesë e klipit edhe avionë me mbishkrimin "UÇK"
  • 22:40Bebe Rexha shfaqet para VMAs, lë fansat pa fjalë me pamjen e saj
  • 21:03Dua Lipa shkruan për martesën e kushëririt: Dasmë e madhe shqiptare, po na rritet rrethi
  • 19:14Blero i lë amanet djalit: Nëse atdheu të thërret, të jesh aty ku qëndrojnë burrat, në ballë të UÇK-së
  • 18:45“Zoja n’brum”, Kreshniku publikon pamje të Dafinës në kuzhinë