Egli Tako ka komentuar së fundmi edicionin e 5-të të Big Brother VIP Albania, duke ndarë mendimet e saj për produksionin, kastin dhe fituesen e këtij sezoni. Ish-finalistja u shpreh se, pavarësisht angazhimeve të shumta, e ka ndjekur programin aq sa ka pasur mundësi, pasi sipas saj është e vështirë t’i shpëtosh fenomenit të Big Brother-it.
Në një intervistë për emisionin Wake Up, Egli vlerësoi maksimalisht punën e produksionit këtë vit, duke e cilësuar si një nga më të mirët që janë parë ndonjëherë në mediat shqiptare.
“E pashë. Patjetër që e pashë. E kam thënë është e pamundur t’i shpëtosh Big Brother-it. E kam parë me aq sa kam pasur mundësi se edhe 24/7 është e pamundur, edhe për dikë që nuk ka angazhime”, tha ajo.
Sipas Egli Takos, momentet më të rëndësishme të spektaklit kanë qenë të pamundura për t’u shmangur, sidomos për shkak të viralitetit që kanë marrë në rrjetet sociale.
