Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

GD
Gazeta Demos27 maj 2026 në 19:48
E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Një nga çiftet më të ndjekura të edicionit të pestë të Big Brother VIP Albania, Brikena dhe Mateo, duket se po kalojnë një moment jo të mirë në marrëdhënien e tyre. Pas një rrugëtimi plot emocione brenda shtëpisë dhe momenteve të bukura që ndanë me publikun, zhvillimet e fundit jashtë tregojnë se gjërat mund të kenë marrë një drejtim tjetër. Të dy kanë zgjedhur të heqin të gjitha fotografitë dhe postimet e përbashkëta nga profilet e tyre në rrjetet sociale, një lëvizje kjo që zakonisht ngre pikëpyetje të natyrshme për statusin e një lidhjeje.

Për t’i bërë gjërat edhe më të qarta rreth situatës së tyre aktuale, Briki ka ndarë me ndjekësit një imazh mjaft melankolik në Instastory. Gjatë një udhëtimi me makinë, ajo ka postuar një peizazh nga dritarja, të shoqëruar vetëm me një emoji të një zemre të thyer. Pa asnjë fjalë të tepërt, ky detaj mjafton për të treguar se modelja po kalon një moment aspak të lehtë emocional.

Ajo që e bën këtë situatë paksa konfuze për fansat është koha e shkurtër në të cilën kanë ndryshuar gjërat. Vetëm parmbrëmë, gjithçka dukej e qetë. Briki madje publikoi një foto në krah të nënës së Mateos, duke e quajtur atë publikisht “mbretëreshë”, gjë që tregonte për një raport shumë të ngrohtë me familjen e tij. Të kalosh nga një moment i tillë afrimiteti te fshirja e fotove dhe zemrat e thyera brenda një kohe kaq të shkurtër, tregon se diçka specifike mund të ketë ndodhur mes tyre.

Mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë thjesht për një zënkë kalimtare të momentit, apo nëse ky është vërtet një vendim përfundimtar për rrugëtimin e tyre si çift. /Prive By Liberta Spahiu

bbva

Më shumë nga Magazine

  • 22:05Pamje nga dasma e Kushtrimit dhe Aurorës – mahnisin me paraqitjen elegante
  • 21:28Benita Zena mbërrin në dasmën e Kushtrimit dhe Aurorës, zgjedh të vishet me të bardha!
  • 18:04U shfaq në videot intime me Adrian Hilën, Blerina Matraku del me reagim
  • 17:18U tha se ishte pjesë e videove, reagon Antonela
  • 15:53Kushtrimi merr Aurorën në Nekoc, sonte dasma me shumë të ftuar