Vdekja e papritur e këngëtarit të dashur për publikun, Shpat Kasapi, ka tronditur skenën muzikore shqiptare, duke sjellë reagime të shumta dhe homazhe nga miq e kolegë.
Por, mes dhimbjes, nuk kanë munguar as polemikat lidhur me mënyrën se si artistët e kanë menaxhuar këtë moment të vështirë.
Këngëtarja Adelina Tahiri, në një intervistë të dhënë së fundmi për emisionin “Kosova Live” në T7, ka reaguar ashpër ndaj koleges së saj, Adelina Ismaili.
Mollë sherri është bërë koncerti i kësaj të fundit, i cili u mbajt pikërisht në natën kur u dha lajmi tragjik për Kasapin.
Tahiri u shpreh e indinjuar nga fakti që, gjatë performancës së saj, Ismaili nuk gjeti hapësirë për të nderuar kujtimin e kolegut të ndjerë, qoftë edhe simbolikisht.
