Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Dukagjin Lipa thotë se Dua s’do performojë çdo vit në “Sunny Hill”

GD
Gazeta Demos2 gusht 2025 në 20:21
Dukagjin Lipa thotë se Dua s’do performojë çdo vit në “Sunny Hill”

Lipa në “Prive” në Klan Kosova tha se për ta që punojnë në festival, mund ta shijojnë më pak, pasi janë duke punuar gjatë gjithë kohës që performanca e artistëve dhe çdo gjë tjetër të jetë sa më e mirë.

“E shijojmë në një masë por jo sikur publiku. Edhe dita e parë është më e vështira e festivalit pasi gjithçka duhet të kontrollohet në masa shumë më të mëdha, por të gjithë e kemi shijuar shumë mbrëmë festivalin”, tha Lipa.

Ai po ashtu u shpreh se pavarësisht që vajza e tij, ylli me famë botërore Dua Lipa performoi mbrëmë, të njëjtën gjë nuk pritet që ta bëjë për çdo vit në “Sunny Hill”.

“Kjo performancë është pjesë e turit. Duhet të i lajmëroj të gjithë që Dua nuk do të performojë për çdo vit në Sunny Hill. Ne e kemi line-up një nga më të mirët në Evropë. Besoj që njerëzit e dinë që është e pamundur që Dua të këndojë për çdo vit”, tha Lipa.

Mbrëmë, në skenë bashkë me Duan u ngjit edhe vetë Dukagjini me këngën “Era”, e për të cilën tha se kjo ishte një surprizë për publikun.

“Ishte një surprizë, në çdo qytet dhe shtet që shkojmë, Dua e ka një cover të atij vendi, e këtë radhë ka zgjedhur kështu. Veç Prishtina e ka mundësinë me pa. Zakonisht kemi mysafirë prej më të ndryshmeve. Pra, në çdo vend është artisti i atij vendi”, tha ai.

Më shumë nga Magazine

  • 20:42Nga “ankesa” që s’performoi Dua Lipa te kërkesat për të gjetur të dashur, vizitorët flasin përr Sunny Hill
  • 20:19“Nuk më ka bërë nëna objekt talljeje”, Labi reagon ashpër ndaj komenteve
  • 20:07Zbulohet data, ja kur do të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina
  • 22:52Sindi konfirmon romancën? Publikon foton e parë krah partnerit
  • 20:04Ish i dashuri i kushton këngë Egli Takos?