Lela Seferi ka reaguar për herë të parë pas zërave që po qarkullojnë në rrjet për ndarjen e saj nga Leo.
Ish banorja e BBVk, ka ndarë një mesazh të gjatë në “Instagram Story”, ku flet për gjykimet, keqkuptimet dhe fuqinë për të ecur përpara.
Në shkrimin e saj, Lela tregon se ndonëse është komentuar dhe gjykuar shumë, ajo ka mësuar të mos ketë më nevojë të shpjegojë apo të justifikohet për asgjë.
“Që nga dita kur historia ime u pa në dritë, u gjykua më shumë sesa u kuptua. U komentua çdo gjest, çdo fjalë, çdo heshtje ime sikur të isha një personazh dhe jo një njeri. Por unë kam mësuar që s’ke nevojë të shpjegosh asgjë për të mbrojtur të vërtetën tënde,” – shkruan ajo.
