Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Dua Lipa nuk pranon të performojë para meçit Fury–Joshua

GD
Gazeta Demos1 maj 2026 në 19:27
Dua Lipa nuk pranon të performojë para meçit Fury–Joshua

Pop-ylli botëror, Dua Lipa, nuk pritet të performojë në mbrëmjen e duelit të madh të boksit mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury, që do të mbahet më vonë gjatë këtij viti.

Sipas raportimit të BBC Sport, këngëtares me rrënjë nga Kosova i është kërkuar të jetë pjesë e promovimit të ngjarjes, por ajo e ka refuzuar ofertën dhe nuk pritet të përfshihet.

Ndërkohë, kryetari i Autoritetit të Përgjithshëm të Argëtimit të Arabisë Saudite, Turki Al-Sheikh, ka sugjeruar se meçi mund të rrezikohet nëse Dua Lipa nuk pranon të performojë. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse kjo deklaratë është bërë me seriozitet apo në formë shakaje.

Britanikët Anthony Joshua dhe Tyson Fury pritet të përballen në një meç të shumëpritur në fund të vitit, ndërsa vendi i zhvillimit ende nuk është caktuar. Sipas raportimeve, stadiumi Wembley në Britani konsiderohet favorit për muajin tetor.

Në vitet e fundit është rritur prania e yjeve muzikore në evente të mëdha sportive. Reperi Eminem e shoqëroi Terence Crawfordin në meçin ndaj Errol Spence Jr., ndërsa frontmeni i Oasis, Liam Gallagher, performoi para duelit Daniel Dubois – Anthony Joshua më 2024. Po ashtu, reperi 50 Cent performoi gjatë hyrjes së Chris Eubankut në rimeçin ndaj Conor Bennit.

Dua Lipa mbetet një nga yjet më të mëdha të muzikës në botë.

Më shumë nga Magazine

  • 21:15Njomza 'zbulon' portretin e djalit të Engjit, kaq i bukur është
  • 21:10Londrimi shoqërohet me mikun e ngushtë të Rita Orës
  • 19:10Kush do futet? Zbulohet profili i banorit të parë të BBVK 5
  • 17:49Alba përfundon në spital
  • 17:17Gjesti ndan pak nga kënga e re për ta dëgjuar të gjithë fansat