Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Dhe më në fund, Albina foli pas Elsës dhe paralajmërimeve të saj

GD
Gazeta Demos2 nëntor 2025 në 16:49
Dhe më në fund, Albina foli pas Elsës dhe paralajmërimeve të saj

Elsa Lila u rikthye në skenën publike me tone të ashpra, duke folur hapur për Festivali e Këngës 61 – vitin kur biletën për Eurovision e mori Albina Kelmendi.

Në emisionin e Arbana Osmanit “Mirëmbrëma Yje”, Elsa nuk la vend për dykuptimësi:

“Hakmarrja është një pjatë që serviret e ftohtë.”

Ajo shtoi se në atë festival “votat janë blerë nga publiku”, duke e cilësuar procesin “të padrejtë” dhe “të manipuluar”.

Me tone ironike, Elsa kujtoi se vite më parë, në “The Voice of Albania”, Albina kishte qenë pjesë e skuadrës së saj, dhe se ajo vetë e kishte ndihmuar në fillimet e karrierës:

“E bëra me duart e mia, me diturinë dhe artin tim.”

Duke iu drejtuar pyetjes së Arbanës nëse beson se mori hakun që meritonte, Elsa u përgjigj prerë:

“Ju mendoni që m’u dha haku që meritoja? Mendoj që jo. Ç’publik?”

Këto deklarata ndezën menjëherë reagimet në rrjete sociale, ku shumica panë në këtë dalje një hije hakmarrjeje ndaj Albinës, e cila pas festivalit përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision.

Ndërkohë, Albina Kelmendi zgjodhi heshtjen.

Për disa ditë ajo nuk bëri asnjë koment, pavarësisht jehonës që mori intervista. Vetëm sot, këngëtarja është rikthyer në rrjete sociale me një postim krejt tjetër nga ajo që pritej: një video plot jetë e gëzim nga një dasmë gjakovare, ku shihet duke vallëzuar dhe shkruan:

“Tu bo qejf në një dasëm Gjakovare, aty ku tradita e kultura nuk mungojnë! Urime martesa shoku Taulant 🤗”

Një rikthim i qetë dhe pozitiv, që shumëkush e pa si përgjigjen më të matur e më të zgjuar të mundshme ndaj deklaratës së Elsës, duke treguar se Albina preferon të flasë me buzëqeshje dhe muzikë, jo me fjalë, e papenguar nga çkado që u tha për të.

ALBINAELSAEUROVIZION

Më shumë nga Magazine

  • 20:46Pas muajsh heshtje, Sarah Berisha tregon çfarë ka ndodhur me PM
  • 20:46Pas muajsh heshtje, Sarah Berisha tregon çfarë ka ndodhur me PM
  • 14:25Melinda feston njëvjetorin e fejesës, publikon momente romantike me partnerin
  • 20:13Gjesti në lidhje dashurie me modelen e njohur? Veprimi i tij nxit dyshimet te fansat
  • 17:00“M’u bllokua fryma”, Gold AG i përlotur flet për momentin kur u dënua katërshja e UÇK-së