Një nga emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare në botë, Dua Lipa, ka qenë mbrëmë e pranishme në një dasmë të zhvilluar në Kosovë, duke tërhequr vëmendjen e të pranishmëve dhe të publikut.

Këngëtari i njohur Ramadan Krasniqi – Dani ka ndarë një postim për Dua Lipën, duke shprehur krenarinë për suksesin e artistes kosovare në skenën ndërkombëtare.

“Fat i madh që ne, kombi jonë e kemi Dua Lipën tonë! Rrnofsh o yll, sukseset mos tu ndalshin!”, ka shkruar Dani në postimin e tij.