Brikena Selmani ka ndarë me ndjekësit e saj emocionin për një kapitull të ri në karrierën e saj.
Në një postim të fundit, ajo shkruan:
“Jam shumë e emocionuar, sepse nesër nis një eksperiencë të re dhe shumë të bukur për mua. Ju lutem, mos harroni të më ndiqni tek Top Arena. Nuk jam perfekte, por do jap maksimumin tim! Jam shumë e lumtur dhe mezi pres të ndaj këtë moment me ju, si formë falenderimi për mbështetjen tuaj!”
