Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Magazine

Çfarë kërkuan kosovarët në Google përgjatë kësaj jave? Klestor Veseli kryeson në listë, platforma zbulon kuriozitetin e përdoruesve

GD
Gazeta Demos23 shtator 2026 në 19:52
Çfarë kërkuan kosovarët në Google përgjatë kësaj jave? Klestor Veseli kryeson në listë, platforma zbulon kuriozitetin e përdoruesve

Klestor Veseli është emri më i kerkuar në Google, nga përdoruesit në Kosovë, përgjatë ditëve të fundit.Sipas makinës se kërkimit online, emri i djalit të Kadri Veselit u kërkua qindra herë në internet, e kjo vjen për shkak të vendimit të gjykatës në Hagë.

Por, përveç tij, në Google gjatë këtyre ditëve, përdoruesit kanë kërkuar edhe për ish kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, e po ashtu për djalin e ish-presidentit, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi.Trendi i kërkimit u regjistrua nga dita kur u shpall aktgjykimi në Hagë, ku u dënuan katër-ish krerët e UÇK-së, një vendim që ka ngjallur polemika e protesta tash e disa ditë në Prishtinë.

Çfarë thonë kërkimet në Google?Bazuar në të dhënat, Klestor Veseli është emri më i kërkuar në Google në Kosovë gjatë javës së fundit, sipas të dhënave të Google Trends.

Të dhënat për periudhën e 17 deri më 23 shtator tregojnë se kërkimi rreth Klestor Veselit ka shënuar një rritje të ndjeshme të interesimit në Google.Sipas Google Trends, interesi për këtë kërkim është rritur me mbi 5,000 për qind krahasuar me javën paraprake, duke u klasifikuar si “Breakout” – term që Google Trends e përdor për kërkime që kanë pësuar rritje shumë të madhe të interesimit.

Në listën e kërkimeve kryesore në Kosovë, figuruan edhe kërkime ‘similars’ apo të ngjashme sikurse “Klestor Veseli age” [në anglisht] dhe “Klestor Veseli mosha” [në shqip].Përdoruesit po ashtu kanë kërkuar edhe për ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, derisa në mesin e kërkimeve të tjera të listuara janë “Endrit Thaqi” dhe “Endrit Thaçi”.

Grafiku i Google Trends tregon se interesi për Klestor Veselin ka pasur disa kulme gjatë javës, me pikën më të lartë të regjistruar më 18 shtator, kur interesi arriti vlerën maksimale prej 100 në indeksin e Google Trends.Google Trends nuk tregon numrin absolut të kërkimeve, por paraqet interesin e kërkimit në mënyrë relative, ku vlera 100 përfaqëson pikën më të lartë të interesit për termin gjatë periudhës së përzgjedhur.

googleveseliklestor

Të ngjashme

Ftesa e Albulena Haxhiut për familjet e ish-krerëve të UÇK’së, Klestor Veseli thotë se nuk u kontaktua nga presidenca

Ftesa e Albulena Haxhiut për familjet e ish-krerëve të UÇK’së, Klestor Veseli thotë se nuk u kontaktua nga presidenca

21:24

Më shumë nga Magazine

  • 20:56Ish-producenti i Hollywood-it dënohet me 15 vite burg për sulm seksual
  • 20:37Holanda ndryshon qëndrim për Eurovizionin 2027, do të marrë pjesë
  • 19:24Selin viziton ‘Galata Tower’ me Gimbon, bën një dedikim të veçantë për lidhjen e tyre
  • 18:42Nora Istrefi sjell “momentin e artë”, pamjet flasin vetë
  • 18:13Kënga “Mora fjalë” s’është më në YouTube, mësohet se kush kërkoi largimin e saj