Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Magazine

Brikena rrëfen linjën e jetës: Nuk dola si fituese nga Big Brother, por si kryefjalë

GD
Gazeta Demos9 maj 2026 në 15:45
Brikena rrëfen linjën e jetës: Nuk dola si fituese nga Big Brother, por si kryefjalë

Edhe pse gjatë rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP 5” nuk arriti ta rrëfente plotësisht “linjën e jetës”, Brikena Selmani e bëri këtë së fundmi, teksa ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”.

Gjatë bisedës, asaj iu kërkua të ndalonte te tre stacionet më të rëndësishme të jetës së saj, duke zgjedhur disa momente që, sipas saj, e kanë formësuar si njeri dhe si figurë publike.

Brikena nisi me një reflektim të përgjithshëm për rrugëtimin e saj, duke pranuar se ka pasur vështirësi, por duke zgjedhur të mos i përmendë në atë moment. “Kam pasur shumë vështirësi në jetë, por sot nuk dua t’i cek”, u shpreh ajo.

Më pas, ajo përmendi vitin e lindjes dhe vendin që zinte në familje: “Kam lindur në vitin 2000, kam qenë gëzimi i parë i familjes”. Një tjetër moment i rëndësishëm për të ishte viti 2015, kur u zhvendos në Kosovë për të jetuar me gjyshen.

“Në vitin 2015 kam shkuar në Kosovë për të jetuar me gjyshen time. Ndonjëherë dashuria e gjyshërve është më e fortë se e prindërve”, rrëfeu Brikena, duke lënë të kuptohet se kjo periudhë ka pasur një ndikim emocional të veçantë në jetën e saj.

Në fund, ajo ndaloi te vitet 2025 dhe 2026, të cilat i cilësoi si kyçe për karrierën dhe ekspozimin e saj publik. Brikena u shpreh se pikërisht këto zhvillime e çuan drejt përfshirjes në “Big Brother VIP”, një eksperiencë që, sipas saj, e bëri të dëgjuar dhe të komentuar, edhe pse nuk e fitoi çmimin e madh.

“Ky vit më bëri të futem në Big Brother, ku nuk dola si fituese, por si kryefjalë”, tha ajo.

Rrëfimi i Brikenës në “Goca dhe Gra” u pa si një tjetër anë e saj, më personale dhe më reflektuese, duke sjellë në vëmendje disa prej pikave që ajo i konsideron më vendimtare në jetën e saj deri tani.

Më shumë nga Magazine

  • 17:48Dy ikona të muzikës shqipe bashkojnë forcat, Meda e Afrim Muqiqi publikojnë duetin “Oj lulije”
  • 17:28“S’du me hy në gjynah...”/ Xuxi flet për namazin e banorëve aktualë në BBVK
  • 17:102TON surprizon fansat, publikon këngën e re “Je distancu”
  • 15:5618 ditë pa Lolën, Oriola zbulon çfarë përjetoi në ëndërr me të
  • 15:55“Si nuk të erdhi marre”, Vjollca Haxhiu përballet me Nichin për fjalën ‘mashtruese’